“Sot të mos e drejtonit seancën”, familjarët e deputetes së PS në Prokurorinë e Tiranës, temë në parlament. Baçi: Uzurpim! Felaj: Kulturë komuniste, nuk jemi plepista, jemi me shkollë

TIRANË

Familjarët e deputetes së PS-së Ermonela Felaj të emëruar në Prokurorinë e Tiranës janë kthyer në temë debati në seancën e sotme parlamentare.

Depuetët e opozitës, duke nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë hedhur akuza ndaj Felaj dhe maxhorancës.

Deputeti i PD-së Luan Baçi duke iu drejtuar Felajt tha se sot, teksa pritet të raportojnë krerët e institucioneve të drejtësisë nuk duhet të kryesonte seancën. Sipas tij, Felaj me familjarët e saj ka uzurpuar Prokurorinë e Tiranës.

Nga ana tjetër deputetja e PS-së e cilësoi kulturë komuniste dhe tha se magjistrat të bën shkolla.

Baçi: Shkelja e rregullores është bërë rutinë, nuk përbën lajm. Grumbullimi i të gjithë institucioneve të drejtësisë për t’i bërë një analizë, për t’i dëgjuar sot dhe për të folur në kohë të kufizuar… do kishit bërë vetëm një gjë të mirë sot që ju të paktën të mos ishit drejtuese e seancës për arsyen se keni uzurpuar gjithë Prokurorinë e Tiranës me familjarët tuaj. Kjo tregon që e keni bërë këtë shtet, drejtësinë dhe parlamentin, duke e mbajtur vetëm ju në një dorë….

Felaj: Zoti Baçi e kuptoj që ju vini nga Bashkimet Profesionale dhe kultura e vjetër komuniste e të marrit me familjarët nuk ju vë dot në pozitë tjetër sepse ajo është në ADN-në tuaj. Por uluni se këtu nuk jemi mbledhur për familjarët e mi, por jeni për të ushtruar detyrën…
Baçi: Se nga vij unë e dinë ata që më kanë sjellë këtu. mos t’u djegë fare e keni mbushur prokurorinë me familjarët tuaj.
Felaj: Dhe meqë i ke kaq merak familjarët e mi ta dish ti dhe gjithë të tjerët që familjarët e mi, përfshirë dhe unë vetë nuk na i ka dhënë ato tituj politika, por arsimi zotëri. Magjistrat të bën shkolla. Nuk jemi plepista, nuk jemi nga listat e Sali Berishës që i bënte gjyqtarët dhe prokurorët me lista. Ato çështje ka kush t’i trajtojë. Ju mos sillni familjarë në këtë sallë, është shumë e shpifur kultura juaj komuniste.

Arena e Lajmit


“Sot të mos e drejtonit seancën”, familjarët e deputetes së PS në Prokurorinë e Tiranës, temë në parlament. Baçi: Uzurpim! Felaj: Kulturë komuniste, nuk jemi plepista, jemi me shkollë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook