Bill Klinton në Tiranë, Presidenti Begaj: Shqipëria dhe shqiptarët ju janë mirënjohës për gjithçka!

Presidenti Barjam Begaj uron mirëseardhjen e ish-presidentit Bill Clinton në Tiranë.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Begaj shkruan se Shqipëria dhe shqiptarët i janë mirënjohës përjetë  për gjithçka i kanë bërë kombit dhe në veçanti për mbështetjen për Kosovën.

STATUSI:

Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton!

Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën.

Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë.

Ju faleminderit nga zemra!

()

Arena e Lajmit


Bill Klinton në Tiranë, Presidenti Begaj: Shqipëria dhe shqiptarët ju janë mirënjohës për gjithçka!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook