Klubi i Superligës daneze, Aarhus ka konfirmuar përmes një deklarate zyrtare në faqen e klubit të tyre se kanë përfunduar me sukses tratativat me Interin për transferimin e mbrojtësit Yann Bisseck në Milano. Kjo marrëveshje i ka kushtuar zikaltërve 7 milionë euro.
Bisseck e filloi karrierën e tij me skuadrën e Bundesligës 1.FC Koln, duke bërë një sërë lëvizjesh huazimi në të gjithë Evropën përpara se të bashkohej me Aarhus me një marrëveshje në vitin 2021.
22-vjeçari shënoi gjashtë gola në 68 paraqitje për klubin e tij, skuadër që përfundoi e treta në Superligaen në sezonin 2022-2023. Ardhja e Bisseck kompenson humbjen e Skriniar, me sllovenin që u largua nga Interi për t’i bashkuar Paris Saint-Germain.
📨 Vi har netop meddelt Fondsbørsen, at AGF har indgået realitetsforhandlinger med Serie A-klubben Inter om salg af kontraktrettighederne på forsvarsspilleren Yann Bisseck #ksdh #sldkhttps://t.co/PVnv2YUqjm
— AGF (@AGFFodbold) July 3, 2023
()