Në Itali janë të bindur. Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, ka nënshkruar kontratë me Al-Nassr. Lojtari kroat do të largohet nga zikaltërit për 18 milionë euro. Sky Sport Italia dhe Fabrizio Romano bëjnë me dije se futbollisti ka firmosur marrëveshjen me klubin e Saudi Pro League.
Ishte një sagë e gjatë e tregut të transferimeve, Interi kishte pranuar fillimisht një ofertë prej 23 milionë eurosh, por Brozovic refuzoi të nënshkruante një kontratë me vlerë 20 milionë euro në vit, duke kërkuar 30 te tilla në sezon. Al-Nassr reagoi duke ofruar 100 milionë në tre vjet për Brozovic, pra edhe më shumë nga sa dëshironte lojtari, por Interi u indinjua pas propozimit për vetëm 15 milionë euro për nënkampionët e Italisë.
Javën e kaluar Al-Nassr e ngriti ofertën në 18 milionë euro, duke marrë dritën jeshile nga klubi italian. Brozovic luajti 330 ndeshje për Interin duke shënuar 31 gola. Kujtojmë që ai ishte transferuar në Stadio Meazza në janar 2015 nga Dinamo Zagreb.
Marcelo Brozović has signed contracts as new Al Nassr player. Deal valid until June 2026. 🟡🔵🇸🇦 @SkySport #AlNassr
€18m final fee to Inter. Here we go confirmed. pic.twitter.com/g9Dy3PL43z
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 3, 2023
()