Ish-kryeminisitri, Pandeli Majko i ftuar në emisionin “Open” në News24 u ndal edhe tek korrupsioni në vend, për të cilin tha se duhet luftuar. Ndërsa u pyet për arrestimet e figurave politike të PS, Majko theksoi se drejtësia nuk duhet të veprojë vetëm majtas.
“Për disa arsye drejtësia ende nuk është orientuar të shfaqet ashtu siç është”, u shpreh ai.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Përse nuk ju dridhen këmbët ju të politikës nga drejtësia?
Majko: Sepse situata e tillë është dhe për këtë do të duhen dy emisione të tjera”, tha ndër të tjera, ish-kryeministri Majko.
Pyetje: Gjici , Koka, Bllako se meritojnë të jenë aty ku janë?
Majko: Unë nuk po diskutoj emër, por një cilësi që bazohet në një lloj matematike. Nuk është parë ndonjë kufizim që thotë që SPAK është krijuar të diskutojë vetëm dosjet e viteve të qeverisjes së PS, por për një gamë më të gjerë dhe të shmangë atë që në publik po godet politika shqiptar dhe që e ka sjellë në fazën më të keqe. As në ’97 nuk ka qenë drejtësia kështu për fatin e vet të mirë dhe për fatin e vet të keq drejtësia mund të jetë një lloj opozitë. Në Shqipëri nuk është më politika e viteve ’90. Në Shqipëri është krijuar lobi i djemve të varfër me lekë që sot zotërojnë shuma të jashtëzakonshme dhe sot kanë krijuar interferenca dhe politika duhet të ballafaqohet me këto. Ka disa korrupsione me “K” të madhe për të cilat drejtësia duhet të vërë dorë. Nuk po them që jo majtas, por pyetja që shtroj unë është vetëm të majtët e shkelin ligjin.
Pyetje: Përse nuk ju dridhen këmbët juve të politikës nga drejtësia?
Majko: Sepse situata e tillë është dhe për këtë do të duhen dy emisione të tjera”, tha ndër të tjera, ish-kryeministri Majko.
()