Një i vrarë, një i plagosur/ Sulm me armë drejt shtëpisë së Gentjan Bejtjas në Krujë, pamjet nga vendi i ngjarjes

Pamjet që shihni tregojnë vendin e ngjarjes ku ndodhi atentati me një të vrarë në Larushkë të Krujës. ka siguruar pamjet nga vila në pronësi të Gentian Bejtjes, ku është vrarë kunati i tij Ramazan Sino, ndërsa i plagosur ka mbetur, djali i tij, 18-vjeçari Alvi Bejtja.

Siç shihet nga pamjet, policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Gentjan Bejtja është një emër i njohur për policinë, pasi së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013. Gjithashtu, ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016, ndërsa ka edhe precedentë penalë në krimet ndaj pronës.

“Në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, (dajë e nip). Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen””, thuhet në njoftimin e Policisë.

()

Arena e Lajmit


Një i vrarë, një i plagosur/ Sulm me armë drejt shtëpisë së Gentjan Bejtjas në Krujë, pamjet nga vendi i ngjarjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook