Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka zgjedhur trajnerin e ri të përfaqësueses, i cili do të jetë slloveni Primozh Gliha.
Ndihmës të tij do të jenë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards. Gliha ka drejtuar ekipe si Olimpija Ljubjana dhe Gorica në vendin e tij, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe trajner i Kombëtares U-19 dhe U-21 të Sllovenisë.
Është hera e parë që ai merr një drejtimin e një ekipi përfaqësues dhe tashmë Kosova pritet të nisë një epokë të re, për të bërë më të mirën në kualifikueset e Euro2024 dhe më pas.
()