Bardhezinjtë e Juventusit i sjellin fat, Çalhanoglu si Lukaku e Maikon

Hakan Çalhanoglu po bën një nga sezonet më të mira të karrierës së tij. Turku ka gjetur vazhdimësinë dhe është shndërruar në një nga pikat më të forta të skuadrës së Inzagit.

calhano

11 asistet (në 15 vitet e fundit vetëm Maikon e Lukaku kanë arritur këtë numër te zikaltrit) dhe 7 golat e tij janë të krahasueshëm vetëm me 9 golat dhe 11 asistet e sezonit të parë të kuqezinjve, shifra këto që mund të përmirësohen akoma kur mungojnë edhe tri ndeshje nga fundi i sezonit.

Interi mund të mbështetet te mesfushori jo vetëm për numrat dhe rendimentin e tij, por mbi të gjitha edhe për inspirimin që 28-vjeçari merr sa herë që ndesh në rrugën e tij Juventusin. Në ndeshjen e fazës së parë të kampionatit, Çalha jepte asistin për Xhekon, ndërkohë që po në kampionat në ndeshjen e fazës së dytë, numri 20 i Inzagit ishte vendimtar me atë penallti të shndërruar në gol.

Të dyja momentet kanë shënjuar sezonin e Interit dhe tani zikaltrit presin edhe një moment të tretë, nga ai që duket se bardhezinjtë i ka dobësi.

Arena e Lajmit


Bardhezinjtë e Juventusit i sjellin fat, Çalhanoglu si Lukaku e Maikon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook