Seria A 2023-2024 zyrtarisht merr formë. Në fakt është hedhur shorti i javës së parë të kampionatit të radhës në elitën e futbollit italian. Kampionët në fuqi të Napolit do të debutojnë në fushën e Frosinones për sezonin e ri, jashtë fushe e nis edhe Milani, Lazio dhe Juventusi, respektivisht kundër Bologna, Lecce dhe Udinese.
Nga ana tjetër, Interi do të përballet me Monza në shtëpi, ndërsa Roma do të presë Salernitanën. Tablonë e javës së parë të Serie A e plotësojnë Empoli-Verona, Genoa-Fiorentina, Sassuolo-Atalanta dhe Torino-Cagliari.
Përplasjet direkte të kampionëve të NAPOLIT
Napoli-Milan —– 29/10/2023 (java e 10-të)
Milan-Napoli —– 11/02/2024 (java e 24-t)
Napoli-Inter —– 03/12/2023 (java e 14-të) 7
Inter-Napoli —– 17/03/2024 (java e 29-të)
Juventus-Napoli —– 12.10.2023 (java e 15-të)
Napoli-Juventus —– 03/03/2024 (java e 27-të)
NDESHJET DERBI
Inter-Milan —– 17/09/2023 (java e 4-t)
Juventus-Torino —– 08/10/2023 (java e 8-të)
Lazio-Roma—12/11/2023 (java e 12-të)
PUSHIMI DHE NDESHJET E MESJAVËS
Në Serie A (2023/24) do të ketë vetëm një raund të mesjavës, i caktuar për 27 shtator (java e 6-të), dhe siç u përmend nuk do të ketë pushim dimëror. Në vend të kësaj, do të ketë katër ndalesa për ekipet kombëtare: më 10 shtator, 15 tetor, 19 nëntor dhe 24 mars.
()