Triumfi i Tiranës në derbi ndaj Partizanit, duke i dhënë edhe titullin kampion bardhebluve, ka nisur festën por edhe ka nisur thumbimet e zakonshme mes palëve, duke bërë protagonistë edhe figura shumë të njohura ë të dy skuadrave. Një prej tyre është edhe ish-bomberi i të kuqve, Edmond Dosti, i cili nuk ka ngurruar të lëshojë një kunj në adresë të drejtorit sportiv të bardhebluve, Tefik Osmani.
Ky i fundit ka shprehur hapur dashurinë për klubin e Tiranës, duke postuar sot në rrjetet sociale që ishte gati të vdiste për të. Edmond Dosti i është përgjigjur menjëherë me një postim në rrjetet sociale, duke i kujtuar një moment të karrierës së tij kur ish-mbrojtësi puthte stemën e Partizanit në një fitore në derbi.
“Më vjen shumë mirë që dikush nga ata e kanë puthur bluzën tonë të kuqe, kurse ne të atyre asnjëherë. Hipokrizia s’ka kufi”, shkruante Dosti, duke postuar edhe videon e asaj ndeshje.
Arena e Lajmit