Nis sot turin ballkanik/ A do ta takojë Albin Kurti? Rama nxjerr axhendën e takimeve: Në pritje të konfirmimit!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë në Kosovë, me rastin e nisjes së turit të tij ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit. Mësohet se gjatë takimit në Prishtinë, ai pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, ndërkohë në anxhendën e publikuar nga ai, shihet se takimi me Kurtin ngelet në pritje.

E pas kushtëzimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që takimi mes tyre të ndodhë vetëm në një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, duket se edhe Rama mbajti po të njëjtin qëndrim dje, ku tha prerë se do të ishte në Prishtinë, por pa dhënë detaje nëse do të takoheshin bashkë me kryeministrin apo jo.

Paraprakisht, Rama vizitën e tij do ta nisë nga Shkupi, ku do të takojë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ku pritet të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në mesditë. Fill pas takimit në Shkup, kreu i qeverisë shqiptare do të niset drejt Prishtinës.

  • foto galeri
  • foto galeri

()

Arena e Lajmit


Nis sot turin ballkanik/ A do ta takojë Albin Kurti? Rama nxjerr axhendën e takimeve: Në pritje të konfirmimit!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook