Zgjodhi Mançester Sitin para Barcelonës, Ksavi “thumbon” Halandin: Nuk erdhi te ne vetëm prej… parave

Ksavi Hernandez, trajneri i Barcelonës, e ka shprehur gjithë zhgënjimin e tij për humbjen e garës për të transferuar Erling Halandin, duke thumbuar këtë të fundit se zgjodhi paratë e Mançester Sitit.

ksavi haland

Katalanasit ishin një nga klubet e interesuara për shërbimet e sulmuesit norvegjez, i cili zgjodhi të luajë për skuadrën e Pep Guardiolës.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së sotme me Selta Vigon, Ksavi, i cili pranoi se kishte udhëtuar personalisht në Mynih për ta bindur 21-vjeçarin të transferohej në “Camp Nou”, tha: “Është shumë e vështirë që ta transferonim për shkak të situatës ekonomike. Nuk mund t’iu gënjej, kjo është e vërteta. Nuk do të thosha se është vetëm çështje parash. Nuk dua të tregoj mungesë respekti ndaj projekteve sportive të klubeve të tjera. Ne nuk jemi i vetmi klub me një projekt të mirë. Siti ka fituar shumë trofe dhe rivalizon në nivelin më të lartë. Por nëse ndodh kjo që ju po thoni dhe Barcelona nuk e transferon Halandin, atëherë kjo do të ndodhë vetëm prej problemeve financiare”.


Zgjodhi Mançester Sitin para Barcelonës, Ksavi “thumbon” Halandin: Nuk erdhi te ne vetëm prej… parave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook