NBA vazhdon sfidat gjysmëfinale të fazës “play off” në të dyja konferencat. Në Lindje, Filadelfia ka vendosur baraspeshën në seri, teksa ka fituar përballjen e katërt kundër Majemit me rezultatin 116-108.
“Sixers” nuk falën në fushën e tyre, në një takim ku shkëlqeu James Harden, autor i 31 pikëve. I gjithë formacioni startues e Filadelfias realizoi dopioshifër pikësh. Në radhët e Majemi nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyer e Jimmy Butler, autor i 40 pikëve në këtë përballje.
Në Konferencën e Perëndimit, Dallas gjithashtu ka arritur ta barazojë në 2-2 serinë e takimeve gjysmëfinale kundër Feniks, duke fituar sfidën e katërt në shtëpi në shifrat 111-101. Takimi ishte me shumë rivalitet në pjesën më të madhe të kohës.
Diferencën në parket për të zotët e shtëpisë e bënë të zakonshmit Luka Donèiæ me 26 pikë e 11 kërcime si dhe Smith, autor i 24 pikëve. Për “Suns” shkëlqeu Kevin Booker me 35 pikë, por performanca e tij nuk shërbeu për t’i dhënë suksesin skuadrës.
Ndërkohë që në sfidat e mbrëmshme, Boston Selltiks barazoi serinë e fitoreve me Miluoki Baks, duke e mundur me shifrat 108-116.
Ndërsa në sfidën tjetër të mbrëmjes, Golden Stejt Uorriors mundi Memfis Gllizlis duke e çuar serinë e fitoreve në 3-1 dhe tashmë Kërri me shokë mbetet vetëm një hap larg finales së Konferencës së Perëndimit.
Arena e Lajmit