Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabiej në Shkodër. “” mëson se disa persona kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit me armë.
Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur detaje. Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për të plagosur.
Gazetari Senad Nikshiqi tha për “” se ngjarja ka ndodhur në trotuar në një prej rrugëve kryesore të Shkodrës. Palët e përfshira kanë qëlluar duke rrezikuar edhe kalimtarë të tjera. Dyshohet se njëra palë që ka qëlluar është larguar me Range Rover. Si pasojë banorët kanë mbetur të tronditur.
(BalkabWeb)