Fotot nga paparazzi/ Manushi zgjedh sportin edhe në përditshmëri, moderatori me biçikletë në Bllok

Ndonëse është ndër personazhet që më së shumti e shohim në televizion, mund ta quajmë ndër personazhet më private në jetën e tij. Edi Manushi prej vitesh është ndër ikonat televizive, që e ndan karrierën e tij mes sportit dhe formatit të ditës së diel që drejton. Por teksa në panelet e tij preferon “t’i zbërthejë” të ftuarit, vetë ka zgjedhur të jetë hermetik.

Gjithnjë i çlirët para kamerave dhe me batuta, jashtë tjetër është figura e Manushit. Asgjë nuk dihet për jetën e tij private dhe intervistat që ai jep janë kryesisht për karrierën e tij si moderator. Ndaj këtë mund ta quajmë si një foto, nga të vetmet që ai ka larg fokusit mediat. Si një qytetar i zakonshëm, Manushi është fotografuar në rrugët e Bllokut teksa lëviz me biçikletë.

Ndonëse e dimë që është një adhurues i sportit, nuk e dinim që në të përditshmen e tij, sporti ishte një mënyrë jetese. Ndoshta për të shmangur trafikun e zonës apo për të gjetur mundësinë për të bërë sport edhe në Tiranë, por zgjedhja e Manushit është sa praktike, aq edhe ekonomike. I veshur sport dhe me syze dielli, moderatori nuk ka mundur dot t’i shpëtojë fokusit të paparacit tonë, që na sjell një Manush tjetër, atë realin në të përditshmen e tij.

Fotot nga paparazzi/ Manushi zgjedh sportin edhe në përditshmëri, moderatori me biçikletë në Bllok

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook