Pas fitores në Verona, Milani u rikthye në krye të Serisë A me 2 pikë epërsi ndaj Interit (80 pikë kundrejt 78), me vetëm dy ndeshje të mbetura deri në fund të kampionatit. Pavarësisht rezultateve të kushërinjve, “Djallit” i mungojnë 4 pikë për të fituar aritmetikisht titullin.
Por kuqezinjtë mund të festojnë që të dielën në mbrëmje. Milani pret Atalantën në orën 18:00, ndërsa Interi do të dalë në fushë menjëherë më pas, në orën 20:45 kundër Kaljarit që ka ndoshta shansin e fundit për të tentuar të mbajë gjallë garën për të mos zbritur në Serinë A.
Skuadra e Piolit është kampione nëse mposht ekipin e Gasperinit dhe Interi nuk fiton ndaj sardëve. Në atë pikë Milani do të ishte i paarritshëm në 83 pikë (me kushërinjtë në 79 nëse barazonin ose ndaleshin në 78 në rast humbjeje).
Rasti i tretë: Milani barazonme Atalantën dhe Interi humbet. Klasifikimi do të ishte: Milani 81dhe Interi 78, me vetëm tri pikënë dispozicion ditën e fundit. Por me të dyja skuadrat me 81 pikë, Milani do të ishte sërish kampionsepse ka avantazhin në ndeshjet direkte (1-1 dhe 2-1 për kuqezinjtë).
Në të gjitha rastet e tjera,gjithçka do të shtyhej për javëne fundit, kur Milani do të luajëndaj Sasuolos dhe Interi në “SanSiro” me Sampdorian që megjasë do të ketë siguruar mbijetesën në Serinë A.
Arena e Lajmit