Dhunimi barbar i anëtarëve të fisit Maja nga grupi Rraja/ “News24” në guroren e fshatit Borizanë, paralajmërojnë banorët: Të mbyllet nga shteti, ose…

Kjo është gurorja në fshatin Borizanë të Krujës, e cila u bë ‘sebep’ për dhunimin barbar të dy kushërinjve, Jashar dhe Bilbil Maja, nga anëtarë të fisit të ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja. Gurorja ndodhet rreth 100 metra larg nga banesa e të plagosurve, Jashar dhe Bilbil Maja.

Banorët e Borizanës thonë së shpërthimet i kanë shqetësuar prej kohësh.

Ata janë ankuar dhe kanë denoncuar në polici administratorët e kësaj guroreje, por nuk morën asnjë përgjigje nga autoritetet.

Kjo video është bërë në afërsi të banesave të kushërinjve Maja, teksa shihet dhe dëgjohet një nga shpërthimet, gjatë punës në gurore. Ata thonë se nga shpërthimet e minave janë shkaktuar plasaritje te banesat.

“News24” së bashku me banorët shkoi pranë gurores, aty ku 2 ditë pas ngjarjes së rëndë të dhunimit të dy anëtarëve të fisit Maja, forcat e policisë nga Tirana kanë shkuar në Borizanë dhe kanë bllokuar për momentin aktivitetin e gurores.

Banorët i bëjnë thirrje shtetit që të reagojë dhe të vendosë mbylljen përfundimtare të gurores. Më tej banorët shprehen se nëse shteti nuk vepron, do të detyrohen të bëjnë vetëgjyqësi.

()

Arena e Lajmit


Dhunimi barbar i anëtarëve të fisit Maja nga grupi Rraja/ “News24” në guroren e fshatit Borizanë, paralajmërojnë banorët: Të mbyllet nga shteti, ose…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook