Një shqiptar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe grabitje është arrestuar në Zvicër dhe është ekstraduar për në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se ndaj 50-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti në shkurt të vitin 2020 nga një gjykatë në Torino.
Mësohet se shqiptari është dënuar me 4 vite e 10 muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe grabitje, krime të kryera gjatë viteve 2014 dhe 2015.
Aktualisht ai ndodhet në burgun e Kosmos ku do të shlyejë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.
()