Manchester United nuk heq dorë nga Rasmus Hojlund. Sulmuesi danez është në krye të listës së dëshirave të “Djajve të Kuq” dhe sipas asaj që raporton Football Transfers, klubi anglez tashmë ka arritur marrëveshje me përfaqësuesin e lojtarit, sakaq mbetet për t’u kuptuar se cilat do të jenë kërkesat e Atalantës. Për Hojlund, në bazë të asaj që shkruajnë mediat, do të duhen të paktën 70 milionë euro.
Bergamaskët nuk dëshirojnë të shesin diamantin e skuadrës, futbollist i cili ka shënuar 9 gola në sezonin që kaloi. Mbetet për t’u parë nëse skuadra angleze do të arrijë t’i plotësojë kërkesat e Atalantës, e për diçka të tilla na duhet të presim e të shohim.
()