Kontrollet në rrugë/ Policia e Tiranës bën bilancin: 32 shoferë të arrestuar dhe proceduar në një javë, qindra gjoba

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

▫️ Gjatë javës që lamë pas, 32 shtetas janë arrestuar apo proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

▫️ Janë ndëshkuar me masë administrative, 469 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

▫️ 468 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vijat e bardha.
▫️ 1158 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
▫️ Janë vendosur 446 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.
▫️ Janë vendosur 238 masa administrative, për parakalime të gabuara.

▫️Janë bllokuar 9 automjete, nga të cilat 2 për detyrime të pashlyera, 1 për mungesë dokumentacioni dhe 6 me targa të huaja të cilat po verifikohen nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Arena e Lajmit


Kontrollet në rrugë/ Policia e Tiranës bën bilancin: 32 shoferë të arrestuar dhe proceduar në një javë, qindra gjoba

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook