Kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt dhe lënien e mandatit nga ana e Rrahman Rrajës kanë shërbyer si tema dabati edhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po diskutoheshin disa projektligje për spiunët.
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se socialistët nuk kanë moral të flasin për spiunët kur në grupin e tyre kishin Rrahjen dhe Ahmetajn.
Debati
Alibeaj: fatkeqësisht ke të drejtë Toni kur thua për një ish sekretar partie apo një spiun të Sigurimit të Shtetit po më fal me çfarë doze morali e thua këtë kur jo më larg se sa dje një kolegu yt Rrahman Rraja e ka marrë vesh gjithë dynjaja se çka bërë? Votat e të cilit i gëzon ti. Jo më larg se një orë më parë, një kolegu yt, Arben Ahmetaj ka marrë rrugën për te 7 penxheret. Ku është morali që tregon ti në këtë sallë parlamenti?
Sajmir Korreshi: kemi edhe shokun Gjici.
Toni Gogu: Sa për Rrahjen, kolegun tonë të nderuar, ai ka vendosur një standard që ne të dy si prind është mirë ta respektojmë. Sa i përket Ahmetajt, ky është një standard i vjetër në PS. Ne me ligjin nuk bëjmë shaka. Ne me ligjin strukemi të gjithë dhe jemi të barabartë. Çfarë iu ka trembur ju?