Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat, është shprehur kritik ndaj Taulant Ballës, ku i fundit u propozua nga kryeministri Edi Rama si Ministër i ri i Brendshëm.
Gjithashtu Berisha akuzoi Ramën si përgjegjësin kryesor të aferës së inceneratorë. Ndër të tjera ish-kryeministri shtoi se Rama po i garanton organizatat kriminale se Shqipëria do jetë parajsa e trafiqeve dhe larjes së parave.
Po ashtu nga selia blu Berisha se SPAK nuk ka asnjë pengesë për të arrestuar Arben Ahmetajn për korrupsion.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Në krye të rendit dhe sigurisë emërohet Balla, përfaqësues i drogës, krimit dhe vrasjeve në Shqipëri. Në grahmat e fundit të regjimit të tij, Edi Rama kreu i narkoshtetit në Europë emëro Taulant Ballën, njeriun më të lidhur si mishin me thoin me bandat e Elbasanit , Lushnjes , Librazhdit, Cerrikut Shkodrës e Fushë Krujës. Pas ngjarjes horror, kur Rrajat e partisë të lidhur me Ramën e Ballën bënë për spital Bilbin dhe Jashar Majën. Edi Rama reagoi si kreu i lëvizjes së narkoshtetit. Nuk dënoi në asnjë moment aktin e Rrajave, por urdhëroi me Tëitter shkarkimin e ministrit Çuçi. Kreu i meduzës së aferës së inceneratorëve është Edi Rama. Ligji mëshirë për frikacakun nuk ka. Asnjë diskutim nuk ka se Ministri i Financave në të gjithë këtë aferë nuk mund të lajë duart. Kjo aferë ka marrjen e fondit rezervë të qeverisë, se Lefteri të rrijë atje sa të dojë, e gjetën si hajdut. Por ai fond pa firmën e Ministrit të Financave nuk lëviz. Sigurisht me firmën e kryeministrit, por i dytë është Ministri i Financave. Sigurisht këtu tek ne skandali e vdes skandalin. Uroj t’u thotë shqiptarëve që si ia imponoi Edi Rama, ku ishte kur Rama i shkoi me avion për t’i imponuar firmosjen. Por nga ana tjetër kurrë ligji mëshirë për frikacakun nuk ka. Ligji nuk e njeh mëshirën. Prapë të paktën t’u thotë shqiptarëve ku ishte kur Edi Rama i shkoi për ta detyruar për firmën.
()