Në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” foli për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Gjatë fjalës së tij avokati Jordan Daci u shpreh se për i inceneratorët ende sot e kësaj dite paguhet, ndonëse nuk funksionojnë.
“Ky zhvillim i pritshëm. Ahmetaj para pak ditësh u pyet për disa orë,. Për shkak të rolit që ka pasur ishte e pashmangshme që të ishte person në hetim. Kemi një mal me akuza, janë të rënda. Në raste të veçanta parashikohet minimumi 15 vjet. Nëse do të shpallej fajtor për 3 veprat minimumi do të ishte 15 vite burg. Nuk ka akuza më të lartë për një zyrtar shteti, më shumë se këto që janë. Ai në varësi të sistemi që do të zgjedhë gjyqtari edhe në varësi të kualifikimit, mbi 10 vite është e sigurt”, tha avokati Daci,.
Gazetarja Klodiana Lala në bisedën në studio, theksoi se përgjegjësia pas Arben Ahmetajt shkon tek kryeministrit, pasi sipas saj historia e inceneratorëve ka edhe të tjerë zyrtarë të lartë të përfshirë.
“Nesër Ahmetaj do të jetë në Këshillin e Mandateve. Po të kishte vullnet SPAK do të kishte hapur dosjen”, tha ndër të tjera gazetarja Lala.
()