Romelu Lukaku nuk ka thyer rekord transferimi sa i takon shumës, por duke u shitur disa herë, ai është mbreti i xhirimit të parave. “Corriere dello Sport” ka bërë një studim lidhur me transfertat e futbollistëve ndër vite.
Gazeta sportive italiane rikujton një fakt, që ndoshta nuk e dinë të gjithë: Romelu Lukaku është “mbret” i transfertave. Po, po, nëse llogarisim të gjitha shitjet e tij në klube të ndryshme. Madje, ai është përpara Ronaldos, Neymarit dhe Mbappes në këtë drejtim. Llogaritja është shuma e milionave të investuara nga klubet që blenë lojtarët në fjalë. Ja dhjetë të parët:
10.Ibrahimovic, nga Juve tek Inter, nga Milani te PSG, duke kaluar më pas te PSG, është i dhjeti. Të gjitha këto lëvizje (transferime) të suedezit kanë kushtuar në total 169.1 milionë euro.
9.Transferimi rekord te Barcelona, Dembelé është i nënti në renditje me 170 milionë euro.
8.Di Maria, i cili u kthye te Benfica, ndërroi disa fanella gjatë karrierës së tij për një total prej 179 milionë euro.
7.Mbappé, në pritje të zhvillimeve për të ardhmen, është larg podiumit. Shitja e tij te PSG ndikon në totalin prej 180 milionë euro.
6.Griezmann është i gjashti në klasifikimin special me 180 milionë euro transferime.
5.Në vendin e pestë është Coutinho, i cili ka ndërruar shumë skuadra mes Liverpool-it, Barcelonës, Bayern Munich dhe Aston Villa, për një xhiro prej 180.3 milionë euro.
4.Shumë shitje (transferime) edhe për Alvaro Morata, i cili në fakt është i katërti me një total prej 189 milionë euro.
3.Sporting, Manchester United, Real Madrid, Juventus. Në vendin e tretë gjejmë Cristiano Ronaldon, me 247 milionë euro të shpenzuara për transferimet e tij.
2.Në vendin e dytë është Neymar i PSG-së me 310 milionë euro. Përcaktues ishte transferimi rekord nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro.
1.Me 336.6 milionë euro, Romelu Lukaku është lojtari në vendin e parë për paratë e shpenzuara në total për transferime në karrierën e tij.
()