Bashkëpunimi me fondacionin “AADF”, Rama: Nesër do të lancojmë projektin e ri, Piramida shumë shpejt do të hapë dyert

5454878778

Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se bashku me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, pas projektit që u firmos sot për krijimin 100 laboratorëve të parë SMART në shkollat 9-vjeçare, ditën e nesërme do të prezantohet një tjetër projekt, ai për programin e ri të kodimit në arsimin parauniversitar.

“Do përpiqem të flas sa më shkurt se së bashku me fondacionin në orën 5 e gjysmë do të gllabërojmë dhe Teatrin e Operas, Butrintin e gllabëruam siç e dini, stadiumin Qemal Stafa mbase se dini por e kemi gllabëruar dhe shumë akte të tjera nga këto që do dalin në dritë ditët në vijim. Sot jemi për të filluar një proces transformues që është pjesë e revolucionit tonë dixhital që u nxit nga nxënësit me të cilët patëm komunikim intensiv të koordinuar nga Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, lidhur me domosdoshmërinë e çuarjes në një nivel tjetër të laboratorëve të informatikës, duam të shkojmë drejt plotësimit të të gjithë laboratorëve, por kërkon financë dhe njohje të procesit. Nesër do lancojmë programin e kodimit, të mësuarit të kodimit për nxënësit e arsimit parauniversitar.

Do filloj me numra relativisht të vegjël, por duam ta kthejmë në një lëvizje rinore. Të dyja këto punë shkojnë paralelisht dhe çfarë po bëjmë me fondin për Piramidën që do të hapi dyert duke u transformua në qendrën më të madhe të inovacionit dhe për tu bërë streha për të rinjtë që do shkojnë më tutje në fushën e teknologjisë”, tha Rama.

Bashkëpunimi me fondacionin “AADF”, Rama: Nesër do të lancojmë projektin e ri, Piramida shumë shpejt do të hapë dyert

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook