“Databaza e pagave të publikohet çdo vit”/ Lubonja: Kjo më kujton OFL. Presidenti i ri, lojë politike

Lubonja3

Analisti Fatos Lubonja, në rubrikën “Opinion” në News24 komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me publikimin e pagave një herë në vit.

“Do të ishte mirë në parim pasi është një gjë pozitive, por duke pasur parasysh përvojën kjo me kujton OFL. Pikëpyetja e madhe është cili është qëllimi. Nëse qëllimi është të bësh selektivitet dhe shantazh atëherë çfarë të mirë ka. Ne jetojmë në një vend ku po të shohësh lejoi shkeljen e ligjit, pra i bëri qytetarët të shantazhueshëm. Nëse je me mua mbaje këtë vilën, nëse nuk je me mua të fus në burg.”, tha Lubonja.

I ndalur tek procesi për zgjedhjen e presidentit të ri, Lubonja kryeministrit Edi Rama tani i duhet një president sa më prezentativ dhe sa më bosh.

“Për këtë është folur shumë dhe për presidentin dhe për zgjedhjet në PD. nëse do t’i lidh të dyja mund të them se nga e gjithë përvoja që kemi është e qartë që presidenti është zgjedhje e mazhorancës. Pra një president që të bëjë atë që do Rama dhe ta shesë si një president të zgjedhur jo nga ai. Por kur i ke kapur të gjitha përse të mos jetë presidenti i pakapshëm. Mund të themi që presidenti ka qenë gjithmonë nën palët, ndërsa kërkohet një president mbi palët. Rasti i Metës ishte më interesant pasi ishte kundër mazhorancës.”, theksoi analisti Lubonja, ndërsa shtoi: “E keqja e Ramës është se kërkon siguri të plotë,.”

Arena e Lajmit

“Databaza e pagave të publikohet çdo vit”/ Lubonja: Kjo më kujton OFL. Presidenti i ri, lojë politike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook