Giacomo Raspadori luajti sezonin e tij të parë me Napolin. Sulmuesi italian, pas shumë vitesh te Sassuolo vendosi të ndërrojë mjedis, duke nënshkruar me napoletanët. Në një intervistë të dhënë, Raspadori thekson se vendimi erdhi pas një bisede telefonike me trajnerin Spalleti dhe drejtorin teknik të asaj kohe, Giuntolin. Gjithashtu, futbollisti nuk harron as Mancinin, pasi edhe tekniku i Italisë e shtyu për firmën.
“Nëse jeta ime ka ndryshuar, ia kam borxh edhe atij, Mancinit. Dhe një telefonate: atë me të cilën Spalletti dhe Giuntoli më shpjeguan pse duhet të nënshkruaj me Napolin. Kisha gjithë vullnetin e botës për të marrë këtë vendim. Në veçanti, ka një moment në të cilin kuptova se ajo zgjedhje kishte qenë 100% e drejtë” – Tha ai.
()