“Partizani meritoi më shumë”, analiza e Pinarit për Europën: Tirana të fokusohet te cilësia, besoj te Vllaznia e Memellit (VIDEO)

Skuadrat shqiptare synojnë që të bëjnë paraqitje sa më dinjitoze në Europë. Ndeshja e parë e turit të parë të Champions League mes Bate Borisov dhe Partizanit përfundoi 1-1, takim ky mjaft i luftuar. Sa i takon Conference League. Egnatia sfidon Ararat-Armenia, Vllaznia “gjen” Lindfield, ndërsa Tirana mat forcat me Dinamon e Batumit. I  mirënjohuri Luan Pinari dha një intervistë për Sport News në News 24, ku tregoi këndvështrimin e tij për sfidat.

 

Partizani u duk dominues për një skuadre me eksperiencë në kupat e Evropës, mund të merrte më tepër, apo loja iu përgjigj rezultatit?

Për hir të së vërtetës, Partizani na surprizoi. Prisnim një Partizan që do kishte më shumë kujdes dhe të kishte frikë. Pati ndrojtje në fillim, por të kuqtë dolën në lojën e tyre me kalimin e tyre. Edhe ky rezultat ishte i mirë, edhe pse nuk i përgjigjet asaj që dha Partizani në fushë. Bate nuk priste një kundërshtar të tillë. Ndeshja e kthimit do të jetë e hapur. Partizani kishte shumë grintë dhe ishte e uritur.

Çfarë të pëlqeu dhe cfarë nuk shkoi te loja e Partizanit në këndvështrimit tuaj, cmund të bëjë më mirë në ndeshjen e kthimit, ose le të themi cfarë duhet korrigjuar?

Trajneri ka pak kohë që është futur në skuadër. Ka futur grintën në skuadër. Nuk më pëlqyen momentet kur ekipi zgjatej, kur humbiste topin dhe kishte shumë distancë mes reparteve. Ky ishte defekti i Partizanit që mund të rregullohet me kalimin e kohës.

A ishte guxim i trajnerit Zekic lënia në stol e Grezdës dhe Telushit, ishte strategji për të hutuar kundërshtarin apo nuk ishin 100% të formës së tyre?

Mendoj se është kjo e dyta pasi Grezda vjen pas një periudhe dëmtimi dhe nuk ka patur vazhdimësi. Unë mendoj se ishte zgjedhje e duhur, pasi edhe kur u aktivizua, nuk dha shkëndija. Mendoj se mënyra sesi luan Zekic, duhet më shumë agresivitet. Pra, duhen lojtarë të tjerë dhe mendoj se ka vepruar drejt. Kërkohet ndërhyrja në merkato për mesfushën, mbase edhe në mbrojtje.

Trajneri Zekic tha se shanset janë 50 me 50 në kthim, ju si mendoni? A përbën avantazh fakti që luhet në fushë asnjanëse?

Siç ka ardhur futbolli, nga një krah është i favorizuar. Mund të themi se tifozët kanë problematikat e tyre. Në një fushë neutrale, mendoj se do të jetë gjithçka e barabartë. Mendoj se ishin ekip i mirë, Partizani mund t’i vendosë në vështirësi. Besoj se nëse vazhdohet kështu, mund t’i hapë punë Bate-s dhe mund të kualifikohet skuadra e kuqe.

Sot radha e Tiranës kundër Dinamo Batumi, si e shihni këtë ndeshje? Dy ditë më parë Batha më tha se Tirana ka më shumë shanse se ekipet e tjera të Shqipërisë për të kaluar një tur, ju si mendoni?

Edhe kjo është 50/50. Ka kundërshtar të mirë, ka lojtarë të mirë dhe cilësorë, të paktën këtë kuptova pas bisedës me stafin e Tiranës. Shanset janë 50/50. Tirana është fokusuar te cilësia që ka në skuadër. Tirana ka lojtarë cilësorë, por akoma nuk janë përshtatur me njëri-tjetrin. Besoj te cilësia, marr shkas te rikthimi i disa lojtarëve. Këtu duhet të këmbëngulin bardheblutë, te aftësia dhe cilësia e disa futbollistëve.

Shehi ka në dispozicion shumë lojtarë me eksperiencë në arenën ndërkombëtare, duke nisur nga porta me Selmanin, për të vijuar me Hoxhallarin, Dokën, Micin, Latifin e të tjerë, sa e rëndësishme është kjo në kupat e Evropës?

Përvoja ka rëndësi në Kupa e Europës. Shehi i ka besuar shpeshherë eksperiencës. Këto lojtarë për këto ndeshje janë marrë, ky është momenti i tyre. Besoj se ka vepruar drejtë për t’i besuar këtyre lojtarëve. Do jetë edhe ndeshja e kthimit, por besoj se ndeshja e parë ëshë vendimtare.

A mendoni se ka mësuar Tirana nga gabimi i vitit të kaluar, teksa në letër ishte favorite ndaj Dudelanzh të Luksemburgut, por që nuk u reflektua në fushë?

Do i rikthehem gabimeve të vogla. Asokohe gaboi në ndeshjen e parë dhe e pësoi. Tirana ka bërë disa ndryshime në organikë dhe koha e gjatë e lojtarëve me njëri-tjetrin apo lojtarëve të ardhur, kjo është e meta e bardhebluve. Sa i takon cilësisë, Tirana është mirë dhe do jetë prentendente. Eksperienca dhe cilësi e këtyre lojtarëve do vihen në pah në ndeshjen e orës 20.00.

Sot luan edhe Vllaznia, ndoshta në takimin e parë nuk është favorite, ndikuar edhe nga fakti se ka pasur shumë ndryshime në ekip, por mendoni që në kthim mund të bëjë një ndeshje të madhe, shto edhe pak faktorin klimë që është kundër irlandezo-veriorëve?

Sa i përket klimës, këtu ka pikëpyetje të mëdha. Edhe vitet e tjera e kemi vuajtur shumë faktorin e klimës. Mendoj se Vllaznia është skuadër në ndërtim, karakteri i Memellit do jetë i duhuri. Vllaznia ka problem kur luan në Shkodër. Nëse merr një rezultat pozitiv sot, ka një motiv të madh për të mbushur Loro-Boriçin. Vllaznia ka një plus të madh, pasi Lindfield nuk e ka atë dëshirën e madhe siç e kemi ne për të ecur përpara në Europë. Janë ekip i qetë dhe e kanë të vështirë të luajnë në këto ditë futboll.

Një koment edhe për Egnatian, duken mjaft ambiciozë në këtë debutim evropian?

Egnatia mund të bëjë surprizën në Europë. Futbolli armen ka filluar të ngrihet, por ne duhet të shikojmë veten. Ky është rasti konkret kur jemi favorit. Dëshira është e madhe pasi është hera e parë që luan në Europë. Egnatia ka më shumë shanse se ekipet tjera për të avancuar tutje!

Në fakt, jo vetëm ekipet e Shqipërisë duken ambicioze, por edhe Ballkani me Strugën në Champions, apo Shkëndija Shkupi, Gjilani e Dukagjini kërkojnë të ecin më tutje. Sa shumë ekipe shqiptare në kupat e Evropës. A po rritet futbolli shqiptar në Ballkan?

Ballkani nuk është më befasi. Shpresoj që të përfundojnë sërish në grupe, pasi i kanë mundësitë. Më ngroh mënyra sesi ekipi nga Suhareka luan. Shpresoj te përvoja dhe cilësia e Ballkanit.

Sa i takon Strugës, është ndeshje e barabartë. Kjo sfidë mund të shkojë drejt penalltive. Duro është ekspert dhe nuk kërkon të humbasë. Nëse e çon në shtesë, Struga është e favorite

Futbolli shqiptar- Ne po rritemi por duhet të bëhemi akoma më faktor. Duhet të marrim shembull nga futbolli kroat apo serb. Shpresoj që Shkëndija të kthehet në nivele të larta, Dukagjini është një risi. Pse jo mos të ketë përballje shqiptarësh në tur-et e tjera.

()

Arena e Lajmit


“Partizani meritoi më shumë”, analiza e Pinarit për Europën: Tirana të fokusohet te cilësia, besoj te Vllaznia e Memellit (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook