Trafikonte emigrantë, arrestohet 30-vjeçari në Sarandë, i gjenden dhe doza kokaine. Në pranga dhe kunati i tij (Emrat)

SARANDË

I dyshuar për veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës, emigrantëve nga vendet e treta, vihet në pranga 30-vjeçari, të cilit, në momentin e kapjes, iu gjetën 41 doza kokaine.

Vihet në pranga edhe një shtetas tjetër (ish-kunati i tij), pasi u kap në banesën e 30-vjeçarit, me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të një hetimi me metoda proaktive, të nisur 3 muaj më parë, në drejtimin e Prokurorisë, për një shtetas të dyshuar për veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës, emigrantëve nga vendet e treta, bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Komisariatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fishnet”.

Gjatë këtij operacioni, në lagjen nr.2, Sarandë, janë kapur dhe vënë në pranga shtetasit:

Kanixho Kalemi, 30 vjeç, banues në Sarandë, ndaj të cilit Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim;

Sefedin Beqiri, 19 vjeç, banues në Tepelenë.

Shtetasit Kanixho Kalemi, në momentin e arrestimit, në banesë, Policia i ka gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në 41 doza.

Në banesën e këtij shtetasi ndodhej edhe ish-kunati i tij, shtetasi Sefedin Beqiri, i cili gjithashtu u arrestua, pasi gjatë kontrollit në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 41 dozat e kokainës, arma e zjarrit, municioni luftarak dhe 5 aparate celulare.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet shtesë në ngarkim të shtetasit Kanixho Kalemi dhe materialet për arrestimin në flagrancë të shtetasit Sefedin Beqiri janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


Trafikonte emigrantë, arrestohet 30-vjeçari në Sarandë, i gjenden dhe doza kokaine. Në pranga dhe kunati i tij (Emrat)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook