SARANDË
Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident në orët e para të ditës së sotme në Sarandë.
Gazmend Caushaj, 50 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Pas mjekimit në spitalin e Sarandës, 50-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të tij.