Ikona e muzikës pop, Madonna, i ka lënë pak vend imagjinatës teksa ka postuar së fundmi në Instagramin e saj disa foto seksi në shtrat.
Këngëtarja, ka ekspozuar këmbët e saj, teksa kishte veshur një palë çorape të zeza, të gjata dhe me një palë taka Louboutin. 63-vjeçarja gjithashtu mbante të veshura një palë syze dielli të mëdha.
Nëna e gjashtë fëmijëve së fundmi është ndarë nga balerini amerikan Ahlamalik Williams , 28 vjeç, pas tre vitesh së bashku.
Madonna tani është në kërkim të një parnteri të ri dhe thuhet se duhet të jetë në të 20-at.
Një burim i tha për ‘Heat’ : “Madonna nuk ka asnjë interes për të takuar dikë të moshës së saj.
“Ajo dëshiron një djalë me trup të fortë dhe të nxehtë në të njëzetat e fundit – dikush që mund të vazhdojë me të. Ajo ka kërkuar që ekipi i saj t’i gjejë asaj një sërë opsionesh – pas nënshkrimit të një NDA të papërshkueshme nga uji, natyrisht.”
Ahlamalik u takua për herë të parë me Madonën ndërsa kërcente në turneun e saj Rebel Heart në 2015.
Ata filluan të takoheshin në vitin 2019 dhe shpesh shpërndanin foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Por u thanë se patën një ndarje miqësore.
Një burim na tha: Madonna ka një orar të ngjeshur, duke punuar në biografinë e saj të ardhshme, muzikën e re dhe duke u kujdesur për familjen e saj.