Muajt e fundit është përfolur shumë për një krizë mes Cristiano Ronaldos dhe partneres së tij Georgina Rodriguez, por herë modelja dhe herë vetë ylli i futbollit botëror kanë përgenjeshtruar zërat.
Pushimet e fundit që po bën cifti në Sardegna vërteton atë që të dy kanë deklaruar kohët e fundit. Si Cristiano, ashtu edhe Georgina thuajse cdo ditë kanë hedhur foto në rrjetet socile, ku herë janë parë bashkë në motor uji, herë duke ngrënë e herë në jaht së bashku.
Duke njohur karakterin e portugezit, që asnjëherë nuk bën gjëra fals kur nuk është i lumtur, marrëdhënie e tij me partneren duket sikur është rigjallëruar edhe më shumë, me Rodriuez që shfaqet gjithashtu e lumtur. Gjithsesi, për martesë mes tyre nuk flitet.
()