Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK, ka vendosur që të ndalojë bashkëpunimin me të penduarin e drejtësisë Henrik Hoxhaj, sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala për .
Kujtojmë se Henrik Hoxhaj, i cilësuar si ushtar i Nuredin Dumanit, i cili tashmë ka marrë rolin e të penduarit të drejtësisë, akuzohet për një seri krimesh. Mes tyre është tentativa për krijimin e kushteve për vrasjen e Endrit Dokles, apo dhe eksplozivin në banesën e Talo Çelës.
Hoxhaj kishte marrë më herë rolin e të penduarit të drejtësisë, duke rrëfyer për hetuesit e SPAK krimet mbi të cilat kishte dijeni së bashku me Nuredin Dumanin.
Megjithatë SPAK ka vendosur së fundmi që të ndërpresë bashkëpunimin me Hoxhajn për zbardhjen e ngjarjeve kriminale. Kjo dyshohet të ketë ardhur si pasojë për shkak se dëshmitë e tij nuk janë përputhur totalisht me ato të Nuredin Dumanit për disa raste, duke krijuar kontradikta.