Mauro Meluso është prezantuar së fundmi si drejtori i ri sportiv i Napolit. Në fjalën e tij, Meluso shprehet se marrja e kësaj detyre është një përgjegjësi e madhe për të.
“Ndjesitë e mia janë veçanërisht pozitive, jam tek kampionët e Italisë. Përgjegjësitë rriten, por futbolli është i njëjtë në të gjitha situatat.”
OSIMHEN – “Sapo kam ardhur, ato që dija më parë i lexoja në gazeta. Ajo që di sot është nëse arrijmë ta mbajmë Osimhen, kjo është një gjë e mrekullueshme. Është ai që bën diferencën, si ai ka pak. Ne do të shohim çdo problem ngadalë, duke punuar së bashku me të gjithë.”
“De Laurentiis nuk më pyeti se cilin ekip mbështes. Por unë kurrë nuk e kam mbështetur Juventus-in, Kam luajtur në Serie A me Lazion dhe Cremonesen, por nuk jam një tifoz i veçantë. Unë mbështes ekipin për të cilin punoj.” – Tha ai.
()