TIRANË
Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas njoftimit të Akademisë së Shkencave për zgjedhjet e reja, duke pranuar praktikisht mbarimin e mandatit.
Fuga deklaron se Kryesia e Akademisë së Shkencave ka kapur rob institucionin, nuk zhvillon zgjedhjet në kohën që përcakton ligji, por i shtyn edhe për gjashtë muaj të tjerë, në fund të vitit
Ai pyet nëse ka më rëndë sesa kaq dhe a mund të shkelet ligji më tepër se kaq.
“Aa nuk po bëhet gjithçka që nga njëra anë pushteti uzurpohet, pushtohet Akademia e Shkencave, dhe në Kuvend bëhet çmos të kalojë një ligj antikushtetuese që ndryshon ndërkohë rregullat e zgjedhjes?”, shkruan Fuga.
POSTIMI I PLOTË
Skandali që media e konfirmon: Kryesia e Akademisë së Shkencave ka kapur rob institucionin, nuk zhvillon zgjedhjet në kohën që përcakton ligji, por i shtyn edhe për…gjashtë muaj të tjerë, në fund të vitit!
Zëvendëskryetari e ka përfunduar mandatin më 23 maj, kryetari edhe pak orë i mbeten, zgjedhjet duhej të ishin caktuar qysh më 19 qershorin e kaluar dhe këta kanë guxim bëjnë deklarate për zgjedhjet për kërshëndella!
Çfarë po ndodh në mes të kësaj vape!
Kryesia që ka uzurpuar Akademinë e Shkencave, lajmëron se me vendimin e vet, që s’e lejon as ligji dhe as statuti, për interesin e vet, zgjedhjet shtyhen kur do ajo, mund të thotë edhe nuk do bëhen më kurrë!
A ka më rëndë sesa kaq, a mund të shkelet ligji më tepër se kaq, a nuk po bëhet gjithçka që nga njëra anë pushteti uzurpohet, pushtohet Akademia e Shkencave, dhe në Kuvend bëhet çmos të kalojë një ligj antikushtetuese që ndryshon ndërkohë rregullat e zgjedhjes?
Dhe kjo kryesi që nuk kryen zgjedhjet, ka tagër akoma të japë njoftime në media? Të përfaqësojë Akademinë e shkencave? Nëse ndodh, në Shqipëri mos bëhet më fjalë për ligje dhe zbatime të tyre!