Luis Hasa ishte një nga më të mirët për Italinë U19, në finalen e Europianit U19 të fituar 0-1 ndaj Portugalisë U19. Mesfushori me origjinë shqiptare dhuroi asist, për golin e vetëm të Kayode. Pas sfidës, Hasa u shpreh i lumtur në një intervistë të dhënë.
“Ëndrra ime më e madhe është të luaj në Serie A me Juventusin. Ky është qëllim im kryesor, Juventus është familja ime e dytë dhe është një nga gjërat më të bukura të jem pjesë e tyre. Shpresoj që një ditë të debutoj me atë fanellë. Idhulli im është Kristiano Ronaldo dhe kur ishte te Juventus, në një nga festat e organizuara për Krishtlindje patëm mundësi të bënim foto me të. Isha shumë i emocionuar.
Krahasimi me Del Pieron? Jam i lumtur dhe më bëhet qejfi për këtë krahasim, por nuk e mendoj shumë. Ai ishte një lojtar i madh, ju lutem unë dua të jem thjesht Hasa, kaq më mjafton”- Tha ai.
()