Skënderbeu është në kuotën e 25 pikëve në kampionat dhe 9 pikë larg Egnatias që ndodhet në zonën “play out”.
Edhe pse janë 9 pikë në lojë duke qenë se kanë mbetur tri ndeshje për t’u zhvilluar, korçarët edhe sikur t’i fitonin të tria takimet dhe Egnatia t’i humbiste të tria dhe do të barazoheshin me pikë, rregulli i ndeshjeve direkte favorizon Egnatian.
Rrogozhinasit, nga 4 takime kanë fituar 2, një barazim dhe një ka fituar Skënderbeu që është matematikisht i rënë.
Arena e Lajmit