Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, ka folur për Inter TV pas stërvitjes së sotme, duke u ndalur të japë mendimin e tij për rinovimin, apo edhe për objektivat.
“Kur mbërrita në Inter kisha një qëllim: të hyja në ambientin zikaltër dhe të qëndroja aty sa më gjatë. Jam shumë i kënaqur me rinovimin, ishte ajo që donim unë dhe familja ime.
Ne duhet të përpiqemi të përsërisim sukseset: le të përpiqemi të rifitojmë Superkupën, të arrijmë në fund të Kupës së Italisë, por mbi të gjitha synojmë yllin e dytë. Më duhet të falënderoj njerëzit që kanë punuar te Interi ndër vite: trajnerët, shokët e skuadrës, lojtarët që e kanë veshur këtë fanellë për një kohë të gjatë. Tani do të përpiqem t’u përcjell diçka të ardhurve. Më duhet të përmirësoj shumë aspekte: konsistencën gjatë sezonit, për shembull. Duhet të përpiqem të jem lider, dhe të motivojë edhe shokët e mi të skuadrës” – tha ai.
()