I dogjën makinat e parkuara poshtë pallatit në Vlorë, flet pronari: Nuk kam konflikte me njeri, policia të zbardhë ngjarje

Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë përfshirë nga flakët 3 automjete të parkuara afër njëra-tjetrës, 2 prej tyre tip “Ford” të cilat janë djegur pjesërisht dhe njëri tip “Volkswagen” që është djegur plotësisht.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, por ende nuk dihen rrethanat.

Pronari i dy mjeteve, Nerizan Hoxhaj, thotë se nuk ka konflikt me njeri, teksa i bën thirrje policisë te zbardhë ngjarjen.

“Nuk kam pasur konflikt me asnjë njeri. Unë punoj në ndërtim. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam asnjë dyshim. S’e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia ta gjejë personin”, shprehet ai.

Arena e Lajmit


I dogjën makinat e parkuara poshtë pallatit në Vlorë, flet pronari: Nuk kam konflikte me njeri, policia të zbardhë ngjarje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook