Alvaro Morata mbetet me “valixhe gati”, partnerja e tij shkëlqen në kopertina revistash

Ndërsa Alvaro Morata pret lajmet nga tregu i transferimeve, të cilat mund ta kthejnë atë në Serie A, bashkëshortja e tij Alice Campello feston në Instagram me disa foto të fundit. Gruaja e sulmuesit feston kopertinën e një të përmuajshme spanjolle të modës.

“Tashmë është në shitje” – shkruan Alice krahas fotos së hedhur, teksa i referohet kopertinës së revistës. Alice Campello, e lindur në vitin 1995 në Mestre, është një nga femrat më të ndjekura në rrjetet sociale spanjolle dhe italiane, falë talentit dhe vendosmërisë së saj, të cilat i kanë mundësuar të arrijë qëllime të ndryshme, profesionale dhe personale.

Ajo e filloi karrierën e saj si blogere mode thuajse rastësisht, duke ndarë fotot dhe veshjet e saj të zgjedhura ditë pas dite. Pavarësisht famës së saj, Alice vazhdoi t’i përkushtohej studimeve të saj, duke u diplomuar në Milano.

Më pas, falë famës dhe shpirtit të saj sipërmarrës, ajo lançoi një linjë çantash dhe kozmetike që arritën rezultate të shkëlqyera në treg. Në vitin 2016 ajo u fejua me futbollistin spanjoll Alvaro Morata, i cili në atë kohë luante për Juventusin.

Të dy u njohën falë rrjeteve sociale dhe pas një miqësie intensive. Tani çifti ka katër fëmijë: në vitin 2018 lindën binjakët Leonardo dhe Alessandro, në vitin 2020 erdhi Edoardo dhe së fundmi lindi Bella.

()

Arena e Lajmit


Alvaro Morata mbetet me “valixhe gati”, partnerja e tij shkëlqen në kopertina revistash

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook