I vetmi rast për moviolë në Vllaznia-Kukësi 2-1, e gjykuar nga Juxhin Xhaja, ishte goli i fitores së shkodranëve, ku dyshohej për një pozicion jashtë loje në momentin e pasimit të Heriçit për Çobën.
Sistemi VAR verifikoi rastin dhe rezultoi se Tabaku i Kukësit mbante në lojë sulmuesin e Vllaznisë.
Ishte një rast shumë i diskutueshëm, edhe pse goli është i rregullt për çështje centimetrash. Gjithsesi, teknologjia e konfirmoi se nuk kemi të bëjmë me një pozicion jashtë loje.
Arena e Lajmit