Sondazhi i Barometrit të Ballkanit/ “Duam të udhëheqim procesin e Berlinit, por rezultojmë si shteti më i korruptuar”, deputeti i PD: Kambanë alarmi!

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me sondazhin e publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për Barometrin e Ballkanit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2023.

Në një postim në Facebook, Sula shkruan se Shqipëria pretendon të udhëheqë procesin e Berlinit, teksa mbajmë flamurin si shteti më i korruptuar. Më tej shprehet se këto të dhëna janë alarm për drejtësinë dhe se vendit po i largohen njerëzit e kualifikuar.

Postimi i plotë:

Pretendojmë të udhëheqim procesin e Berlinit, por mbajmë flamurin si shteti më i korruptuar.

– Një dekadë qeverisje është plotësisht e mjaftueshme për të bërë reforma drastike që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe të ezaurohet cdo alibi për qeverisjen e kaluar, por në Shqipëri ndodh e kundërta.

Teksa pretendojmë të integrohemi në BE, të udhëheqim procesin e Berlinit, situata në Shqipëri në vend të përmirësohet po përkeqësohet.

Qytetarët e ndiejnë se korrupsioni është rritur në Shqipëri në krahasim me një vit më parë. Sipas studimeve vendi ynë nën këtë qeverisje konsiderohet si shteti me korrupsionin më të përhapur.

Sipas rezultateve të fundit të sondazhit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për Barometrin e Ballkanit për vitin 2023, 38% e të anketuarve shqiptarë mendojnë se korrupsioni është një problem i rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Ndërkohë diferenca me vendin tjetër të ballkanit që vjen pas nesh është me 12 pikë përqindje. Diferencë e madhe, Bosnjë Hercegovina me 26% dhe Maqedonia e Veriut po me 26%.

Në fakt nuk ka se si të ndodh ndryshe, kur Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se janë mbi 700 milionë euro dëm ekonomik në buxhetin e shtetit nga korrupsioni. Kur në burg është krijuar gati një grup parlamentar me pushtetarë socialist.

Këto të dhëna janë një kambanë alarmi edhe për drejtësinë për të cilën pritshmëritë janë shumë të larta pas investimit që është bërë në ta, me Reformën në Drejtësi dhe duke plotësuar cdo kusht të tyrin.

Unë si ish-një prej tyre, i përgëzoj për punën që kanë bërë pavarësish pengesave që kanë pasur, por i inkurajoj të bëjnë edhe më shumë sepse pasojat që vijnë nga të dhënat që janë më sipër janë katastrofike.

– 41% e të anketuarve shqiptarë mendojnë se ikja e trurit dhe emigracionit janë problem i rëndësishëm, shumë më i lartë sesa në shtetet e tjera dhe mesatarja rajonale prej 26%. Pra vendit tonë po i ikin edhe njerëzit e kualifikuar. Kjo është një pasojë e rëndë që duhet të ngrejë në këmb të gjithë shtetin.

()

Arena e Lajmit


Sondazhi i Barometrit të Ballkanit/ “Duam të udhëheqim procesin e Berlinit, por rezultojmë si shteti më i korruptuar”, deputeti i PD: Kambanë alarmi!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook