Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj përmes një mesazhi ka uruar Dritan Abazoviç për detyrën e tij si kryeministër i Malit të Zi, i cili krijoi qeverinë e tij.
Në një postim në ‘Twitter’, Veliaj shpreh bindjen se Abazoviç do të punojë me përkushtim dhe do të bashkojë qytetarët e Malit të Zi.
“Urime vëllai im! Të priftë e mbara! 🙏🏼
Jam i bindur se @DritanAbazoviç do të jetë një drejtues i shkëlqyer e një shërbyes i mirë për qytetarët e Malit të Zi 🇲🇪 sepse ai di të punojë me përkushtim dhe bashkojë”,shkruan Veliaj.
Arena e Lajmit