Aubameyang jashtë planeve të Chelseat, sulmuesi përfundon në Francë?

Pierre-Emerick Aubameyang është gati të nisë një fazë të re në karrierën e tij. Pasi luajti për Milanin, Borussia Dortmundin, Arsenalin, Chelsean dhe Barcelonën, sulmuesi mund të rikthehet në Francë, ku ka luajtur për Lille, Monaco dhe Saint-Etienne. Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me Olympique Marseille, skuadër që insistonte për shërbimet e tij pas rinovimit të kontratës së Alexis Sanchez.

Siç raporton RMC Sport, futbollisti ka arritur tashmë një marrëveshje me klubin francez dhe prej kohësh kishte një optimizëm të madh për fund të lumtur mes palëve. Mbetet vetëm për t’u gjetur një marrëveshje me londinezët, të cilët në fund vendosën të respektojnë vullnetin e lojtarit dhe të ndërpresin kontratën. Vizitat mjekësore janë planifikuar për nesër, në pritje të zyrtarizimit të klubit.

()

Arena e Lajmit


Aubameyang jashtë planeve të Chelseat, sulmuesi përfundon në Francë?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook