Manchester United ka zbritur sot në fushë, për të luajtur një ndeshje miqësore. Skuadra e “Djajve të kuq” mundi me rezultatin minimal 1-0 Lyon, në takimin e luajtur në Murrayfield (Edinburgh). Goli i vetëm i sfidës erdhi në fillimin e pjesës së dytë dhe mban firmën e Van de Beek.
Takimi i radhës për djemtë e Ten Hag është programuar për datën 22 korrik, ku Manchester United do të masë forcat me Arsenalin, në sfidën miqësore që do të mbahet në MetLife Stadium (East Rutherford).
()