Vrasja për gjakmarrje në Lezhë, fiset Nikulaj dhe Lekstakaj prej dekadash në hasmëri, viktima prej disa vitesh…

Viktimë pas të shtënave më armë zjarri në Balldre të Lezhës ka mbetur, Nikolin Marku Lekstakaj.

Gazetari Elidon Ndreka tha për ‘’ ngjarja dyshohet se ka të bëjë me gjakmarrje, ndërsa bëri me dije se policia ka nisur krehjen e zonës. Ndërsa Lekstakaj prej disa vitesh ishte kthyer nga Anglia.

“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Balldre të Lezhë dhe viktima ka mbetur një banor i zonës. Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për gjakmarrje, pasi dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e ndodhur në 19 prill të biznesmenit Ardian Nikulaj. Janë dy fise që prej dekadash janë në hasmëri me njëri-tjetrin. Lekstakaj prej vitesh ishte kthyer nga Anglia, dhe sipas informacioneve të para mosha e tij është rreth 45-vjeç”, raportoi gazetari.

Sakaq policia ka ngritur grupe kontrolli për të bërë të mundur identifikimin e kapjen e autorit.

Gjithashtu gazetari Elidon Ndreka tha për se zona ku ka ndodhur vrasja ka mungesë kamerash.

Arena e Lajmit


Vrasja për gjakmarrje në Lezhë, fiset Nikulaj dhe Lekstakaj prej dekadash në hasmëri, viktima prej disa vitesh…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook