Transportonte me automjet, kundrejt pagesës, 8 emigrantë nga vendet e treta që synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së, vihet në pranga 36-vjeçari.
Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 68”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– R. A., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, nga Saranda në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës, 8 emigrantë nga vendet e treta që synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 1 aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.