Simptomat që Dallojnë Trishtimin nga Depresioni

Depresioni është një nga sëmundjet më të përhapura.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore Të Shëndetësisë, mbi 300 milion njerëz të grupmoshave të ndryshme vuajnë nga depresioni.

Kjo sëmundje prek më shumë gratë se burrat.

Megjithatë, është shumë e vështirë për njerëzit të kuptojnë nëse po vuajnë nga depresioni apo po kalojnë thjesht një fazë mërzie dhe trishtimi.

Mërzia është një emocion që nuk duhet anashkaluar por nuk krahasohet me depresionin.

Sipas ekspertëve, depresioni karakterizohet nga një ndjesi e vazhdueshme trishtimi, faji, vetë vlerësimi të ulët, mungesë energjie dhe përqendrimi të cilat kanë një ndikim të fortë në jetën e përditshme.

Kur njeriu është i mërzitur, ka tendencën të ketë një parashikim të zymtë të jetës, po depresioni është më i thellë se kaq.

Simptomat e depresionit janë të ndryshme në varësi të individit.

Megjithatë ato ndahen në tre kategori: ndjenjat dhe mendimet, simptomat fizike dhe sjellja.

Ndjenjat Dhe Mendimet

Një njeri që ka rënë në depresion përjeton ndjenjat e mëposhtme:

Mungesë besimi në vete dhe vlerësim të ulët për veten.

Probleme me përqendrimin, vendimarrjen dhe kujtesën.

Mendime negative

Pikpamje negative për jetën.

Mendime për vetëvrasjen.

Ndjesi të vazhdueshme faji dhe pavlefshmërie.

Acarim, mpirje dhe ndjesia e të qenit gjithmonë të keqkuptuar.

Izolim social, boshllëk dhe mungesë interesi në aktivitetet e preferuara.

Sjellja E Një Njeriu Në Depresion

Një njeri që ka rënë në depresion mënjanohet nga të tjerët.

Ai ose jo ka vështirësi në komunikim me të tjerët dhe qan shpesh.

Njerëzit që kanë rënë në depresion shmangin aktivitetet sociale dhe kanë tendenca vetë lënduese.

Ata flenë shumë ose pak dhe nuk janë të rregullt me ushqimin.

Depresioni shoqërohet me përdorimin në rritje të alkolit, drogës dhe duhanit.

Simptomat Fizike Të Depresionit

Njerëzit që vuajnë nga depresioni përjetojnë një rritje ose rënie të beftë të oreksit.

Ata humbasin dëshirën për marrëdhënie seksuale dhe nuk kanë energji.

Dhimbjet fizike janë më të pranishme, përfshirë këtu edhe problemet me tretjen.

Njerëzit që vuajnë nga depresioni kanë vështirësi në fjetje ndërkohë që tek femrat kjo sëmundje shkakton ndryshim në ciklin menstrual.

Ekspertët sqarojnë se një njeri që ka rënë në depresion mund të mos ketë të gjitha simptomat e lartpërmendura.

Megjithatë, nëse dikush ka katër ose më shumë se këto simptoma në një hark kohor prej 2 javësh atëherë ai konsiderohet depresiv dhe duhet të konsultohet me një mjek specialist./AgroWeb.org

Simptomat që Dallojnë Trishtimin nga Depresioni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook