Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji i ka dhënë zë studentëve të mjekësisë sot në Kuvend, teksa diskutohej për projektligjin e kontratës 5-vjeçare në këmbim të diplomës.
Pasi Kuvendi vendosi mos t’i kishte pjesë të diskutimeve studentët e mjekësisë, Zheni ftoi një student me vido-call duke i dhënë zë shqetësimeve të tyre.
Sakaq, sot pritet të miratohet projektligji për kontratën që detyron studentët të qëndrojnë 5 vite në vend, pas përfundimit të studimeve.