Nga afera e inceneratorëve tek legalizimi i kanabisit/ Preç Zogaj: Zbatimi i ligjit në Shqipëri është vunerabël. SPAK po godet ‘peshqit e mëdhenj’

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për aferën e inceneratorëve, legalizimin e kanabisit mjekësor dhe ecurinë e SPAK-ut, duke u ndalur tek ngjarjet e fundit të cilat i cilëson si “goditjen e peshqve të mëdhenj”.

Në lidhje me legalizimin e kanabisit mjekësor, Zogaj u shpreh se Shqipëria nuk është gati për një ligj të tillë, pasi mund të keqpërdoret dhe se zbatimi i ligjit është vunerabël.

Sakaq më tej tha se Shqipëria është një vend që identifikohet për trafikun e lëndëve narkotike, por gjithsesi mbetet për tu parë zbatimi në praktikë i ligjit.

“Mendoj Shqipëria se nuk ishte gati për një ligj të tillë, pasi ka dy elementë që e nxjerrin në dritë të kuqe. E para është se jemi vendi më kanabisin më të madh në rajon. Nuk kemi parë në vende të tera që kanabizimi e shoqëron tranzicionin ndër vite, në fillim ishte e përqendruar në Lazarat, tani është e përhapur. Shqipëria është një vend që identifikohet me trafikun e lëndëve narkotike. Së dyti ka të bëjë me nivelin e zbatimit të ligjit në Shqipëri, pra kemi një nivel të ulët. Është kultura e ligjit që e mban kultivimin e kanabisit që e mban në kornizat ligjore. Zbatimi i ligjit në Shqipëri është vunerabël.

Siç e thashë më parë, Shqipëria nuk është ende gati, pasi duhet ndarë qëllimi i kultivimit të kanabisit në Shqipëri, për atë mjekësor apo për trafikim. Mendoj se do krijohen probleme në zbatim. Ne jemi dëshmitar të shkeljeve të ligjit nën hundën tonë, se ajo e inceneratorëve. Qeveria premton se do zbatojë ligjin e ndaj e miraton. Kanabisi për qëllime mjekësore është një ilaç që ka vlerë. Por do shohim zbatimin. Fakti që edhe Braçe abstenoi për miratimin e legalizimit të kanabisit do të thotë diçka. Ai ka një shqetësim pasi e njeh Shqipërinë dhe nivelin e zbatimit të ligjit. Ka pasur një arsye pse ka abstenuar, së bashku dhe me të tjerët”, u shpreh analisti Zogaj.

Ndërsa në lidhje me ecurinë e SPAK-ut, u shpreh se është duke bërë një punë të madhe, si në rastin e inceneratorëve dhe goditjen e “peshqve të mëdhenj”, referuar luftës ndaj korrupsionit pavarësisht personit apo partisë që përfaqëson.

“SPAK po bën detyrën dhe unë e kam pritur këtë punë të madhe që po bën. SPAK po heton dosje, padi penale, në të gjithë drejtimet pa marrë parasysh, kush është personi dhe çfarë përfaqëson. Është fokusuar te personat e mazhorancës, te afera e inceneratorëve dhe degëzimet e saj. Por, është kapërcyer një tabu, jemi në nivelet e larta, te peshqit e mëdhenj. Besoj se jemi në habitatin e peshqve të mëdhenj dhe kjo është një stuhi që është ngritur dhe do të ngihet akoma më shumë. Kjo që po bën SPAK është një zhvillim shumë i madh në funksion të sundimit të ligjit”, tha më tej Preç Zogaj.

()

Arena e Lajmit


Nga afera e inceneratorëve tek legalizimi i kanabisit/ Preç Zogaj: Zbatimi i ligjit në Shqipëri është vunerabël. SPAK po godet ‘peshqit e mëdhenj’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook